Derbi Milan vs Napoli zhvillohet sonte – formacionet e mundshme

Derbi Milan vs Napoli zhvillohet sonte – formacionet e mundshme

Do të luhet mbrëmjen e sotme me fillim nga ora 20:45 ndeshja mes Milanit dhe Napolit e vlefshme për javën e 27-të në kampionat, ku të dyja ekipet do të kërkojnë maksimumin e pikëve për të vazhduar drejt objektivave, njofton Insajderi.

Të dyja skuadra vijnë në këtë ndeshje me mungesa të shumta, ku trajnerët Stefano Pioli dhe Gennaro Gattuso janë të kushtëzuar në zgjedhjet e tyre.

Te Milani, nuk janë rikuperuar ende Ibrahimoviç, Bennacer dhe Mandzukiç, teksa sikur të mos mjaftonin këto, janë konfirmuar edhe dy mungesa të tjera për ndeshjen e sotme, ato të Romagnolit dhe Calabrias në mbrojtje. Lajmi mirë është rikuperimi i Calhanoglu dhe Rebiç, por ky i fundit pritet ta nisë ndeshjen nga stoli për të mos rrezikuar.

Edhe Napoli mungesat e rëndësishme i ka në mbrojtje, ku Rrahmani dhe Manolas nuk janë të gatshëm për sot.

FORMACIONET E MUNDSHME:

Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Dalot, Kjaer, Tomori, Hernández; Kessie, Tonali; Castillejo, Calhanoglu, Kruniç; Leao.

Napoli (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Demme, Zielinski; Politano, Mertens, Insigne. /Insajderi.com