Derbi në Gjilan përfundon pa gola

Derbi në Gjilan përfundon pa gola

Derbi i Ipko Superligës së Kosovës në futboll, mes Gjilanit dhe Ballkanit, ka përfunduar pa gola, njofton Insajderi.

Derbi i gjiros së tretë në elitën e futbollit kosovar, është mbyllur me barazim në “Stadiumin e Qytetit”.

Ndeshja ishte e ekuilibruar nga të dyja palët, por raste më të mira shënimin kishin gjilanasit e Gentjan Mezanit.

Trajneri shqiptar, nuk është ndarë i kënaqur me barazimin, ngase sipas tij, skuadra e tij meritonte më shumë, sepse kishin shpërdoruar shumë raste shënimi.

Në anën tjetër, trajneri i skuadrës nga Suhareka, Ismet Munishi, është ndarë i kënaqur me një pikë që mori skuadra e tij në një teren të vështirë si mysafire e Gjilanit.

Pas gjiros së tretë, Gjilani ndodhet në pozitën e gjashtë me katër pikë të tubuara, ndërsa Ballkani ndodhet në pozitën e dytë me shtatë pikë. /Insajderi.com