Derbi në Suharekë përfundon me rezultat të bardhë

Derbi në Suharekë përfundon me rezultat të bardhë

Nuk ka fitues në Suharekë. Derbi i javës së 25-të në Superligë mes ekipit të vendit të dytë Ballkanit dhe liderit Dritës, është mbyllur pa fitues, njofton Insajderi.

Fraksioni i parë i ndeshjes nuk u karakterizua me mundësi dhe raste shënimi, pasi të dyja skuadrat nuk rrezikonin njëra-tjetrën si dhe kërkonin të përfitonin nga një gabim eventual për të kaluar në epërsi.

Në pjesën e dytë disi ndeshja u zhvillua me ritëm më të lartë, pasi ekipet kërkonin sa më parë të kalonin në epërsi. Në minutën e 80-të të ndeshjes, nikoqirët mbetën me 10 lojtarë në fushë, pasi Sinani u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, kështu duke lënë ‘xhebrailat’ me një lojtar më pak deri në fundin e takimit.

Deri në fund, të dyja ekipet kishin nga një rast shënimi, fillimisht Ballkani me Krasniqin, goditja e të cilit përfundoi jashtë porte, ndërsa për mysafirët goditjen e Haxhimusës e priti mjaftë mirë gardiani vendas.

Ky barazim përshtati i shkoi Prishtinës, pasi ekipet lidere nuk u shkëputën shumë në tabelë, ku Drita me këtë pikë shkon në kuotën e 54 pikëve, dy më shumë se përcjellësi i parë Ballkani, ndërsa Prishtina mbetet në vendin e tretë me 50 sosh. /Insajderi.com