
Kanë përfunduar gjashtë sfidat e Ligës së Parë në Maqedoninë së Veriut, teksa derbi i ekipeve shqiptare i ka takuar Strugës, e cila ka mposhtur Shkëndijen kampione, Renova ka shënuar fitore po ashtu, ndërsa Shkupi ka barazuar, njofton Insajderi.
Ashtu siç i kishin thënë dhe tifozat shqiptarë në rrjetet sociale për ngritjen e skuadrave shqiptare, Shkëndija mundet në shtëpi me rezultatin 0-2 nga Struga. Golat për struganët u shënuan nga Altiparmakovski në minutën e tretë nga pika e bardhë, ndërsa golin e dytë e shënuan mysafirët pas gjashtë minutash me Nemajna Bosancic.
Renova fiton me rezultatin 3-1 ndaj Belasicës. Të tre golat për Renovën u shënuan nga Alen Jasaroski. Shkupi ka barazuar 0-0 ndaj Makedonijas. /Insajderi.com