Derbi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Renova dhe Shkupi ndahen në ‘paqe’

Derbi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Renova dhe Shkupi ndahen në ‘paqe’

Gjatë ditë së shtune, Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar vetëm një ndeshje në program, ku takimi mes ekipeve shqiptare në këtë ligë, Renovës dhe Shkupit është mbyllur pa gola, njofton Insajderi.

Një barazim që nuk i shkon përshtat asnjë nga këto dyja skuadrave, ku Shkupi e cila ndodhet në luftë për titull, pasi momentalisht ndodhet në vendin e dytë në tabelë me 33 pikë, tre më pak se lideri Shkëndija që të dielën zhvillon ndeshjen e saj kundër Academy Pandev.

Në anën tjetër, Renova me këtë pikë shkon në kuotën e 16 pikëve dhe ndodhet në vendin e nëntë në tabelë. /Insajderi.com