Derbi i takon Dritës

FC Drita e ka mposhtur me rezultat minimal 1 me 0 KF Gjilanin në ndeshjen e xhiros së parafundit në Superligën e Kosovës.

Derbi i takon Dritës

Derbin më të madh në Kosovë e fitoi Drita, e cila e mposhti me rezultat 1 me 0 Gjilanin.

Ishte Përparim Livoreka ai që i siguroi pikët e plota Dritës, duke shënuar në minutën e 86, raporton Insajderi.

Me këtë fitore Drita kalon në pozitën e nëntë në renditje, me 32 pikë. Ndërkaq, Gjilani mbetet në pozitën e pestë në Superligë, me 45 pikë. /Insajderi.com