Derbi torinez Juventus vs Torino, formacionet e ndeshjes

Derbi torinez Juventus vs Torino, formacionet e ndeshjes

Në xhiron e 10-të në Serie A, Juventus në “Allianz Stadium”, pret Torino-n , në një derbi të zjarrtë lokal, njofton Insajderi.

“Bardhezinjët” kundër rivalëve të qytetit kërkojnë pikë të plota, pasi ndodhen gjashtë pikë mbrapa lider Milan, ndërsa në  anën tjetër, ekipi “granata” e ka filluar keq kampionatin, pasi ndodhet në vendin e 18-të në tabelë, me vetëm gjashtë pikë. Kështu që deri në fund të ndeshjes, Torino do të luftojë së paku për një pikë me vlerë, në mënyrë që të largohet nga zona e kuqe.

Para fillimit të sfidës, të dy trajnerët kanë bërë publik formacionet zyrtare të takimit, ku Pirlo preferon të luajë me skemën 4-4-2, ndërsa në anën tjetër, Marco Giampaolo do të aktivizojë formacionin 3-5-2.

Juventus: Szczesny,Bonucci, De Ligt, Cuadrado, Danilo, Bentancur, Rabiot, Kulusevski, Chiesa, Dybala, Ronaldo.

Torino: Sirigu; Lyanco, Nkoulou, Rodriguez; Singo, Meité, Rincon, Linetty, Ansaldi; Zaza, Belotti. /Insajderi.com