Derbi torinez mbyllet në barazim

Derbi torinez mbyllet në barazim

Në kuadër të javës së 29-të në kampionatin italian, derbi torinez mes Torinos dhe Juventusit është mbyllur në barazim me shifrat 2-2, njofton Insajderi.

Të parët që kaluan në epërsi ishin miqtë me golin e anësorit italian, Federico Chiesa i cili shënoi në minutën e 13-të të takimit, pas një asistimi nga sulmuesi spanjoll Alvaro Morata.

Mirëpo, fraksioni i parë i ndeshjes do të mbyllej me shifrat e barabarta, pasi sulmuesi paraguaian Antonio Sanabria do të realizonte në minutën e 27-të të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, saktësisht menjëherë pas fillimit, përsëri Sanabria do të realizonte, kësaj radhe për të kaluar të tijtë në epërsi.

Pas kësaj, Juventus u hodh në sulm për të barazuar shifrat, deri sa e gjeti golin e barazimit, ku do të shënonte ylli portugez Cristiano Ronaldo (79’).

Deri në fund të takimit, Juventus tentoi të shënonte golin e fitores, por nuk arriti, ndërsa në anën tjetër edhe nikoqirët tentuan disa herë me kundërsulme për të shënuar, por pa arritur të bënin një gjë të tillë.

Me këtë barazim, Juventus zbret në vendin e pestë me 55 pikë, ndërsa Torino me këtë pikë ngjitet në vendin e 17 në ligë me 23 sosh. /Insajderi.com