Derbin e qytetit e fiton Bashkimi ndaj Ponte Prizrenit

Derbin e qytetit e fiton Bashkimi ndaj Ponte Prizrenit

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit 71:66 (13:17, 18:9, 25:17, 15:23), në kuadër të javës së 13-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll, njofton Insajderi.

Në çerekun e parë më e mirë ishte Ponte, duke fituar këtë pjesë 13:17. Por, në atë të dytë kundërpërgjigjen portokallezinjtë, duke fituar 18:9, për të shkuar në pushim 31:26.

Bashkimi vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë, që e fiton 25:17, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:43. Megjithatë, Ponte nuk u dorëzua dhe luftoi deri në fund. Basketbollistët e Prizrenit arritën të afrojnë rezultatin në 68:66, por një trepikësh nga Qëndrim Biraj vendosi gjithçka dhe Bashkimi fitoi derbin e Prizrenit me shifrat 71:66.

Te Bashkimi u dalluan Endrit Hysenagolli me 15 pikë dhe 20 kërcime, Julian Hamati me 12 pikë e 18 kërcime dhe Sean Hoehn me 19 pikë, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Arti Hajdari me 25 pikë, Xavier Cannefax me 19 pikë dhe 10 asistime e 10 kërcime.

Bashkimi ka shtatë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Ponte Prizreni nëntë fitore dhe katër humbje. /Insajderi.com