Besiktas mundi Galatasaray-in me rezultat 2-0 në derbin e sotëm të Super Ligës Turke, njofton Insajderi.
Asnjë nga ekipet nuk ishte në gjendje të zhbllokojë rezultatin në pjesën e parë në stadiumin “Vodafone Park” të Stambollit.
Në minutën e 58-të, Galatasaray mbeti me 10 lojtarë teksa sulmuesi senegalez Mbaye Diagne mori karton të kuq për ndërhyrjen ndaj futbollistit të Besiktas-it, Francisco Montero.
Josef De Souza shënoi në minutën e 79-të nga afër duke hapur rezultatin në të mirë të Besiktas-it.
Në minutat shtesë, Georges-Kevin N’Koudou dyfishoi epërsinë dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-0.
Me këtë fitore, Besiktas mbeti në krye të tabelës me 38 pikë, ndërsa klubi Galatasaray ra në vendin e katërt me 33 pikë. /Insajderi.com