Derbin në Ligën e Parë e fiton Malisheva ndaj Istogut, kështu shpallet kampion vjeshtor në Grupin A

Derbin në Ligën e Parë e fiton Malisheva ndaj Istogut, kështu shpallet kampion vjeshtor në Grupin A

Gjatë ditës së shtunë, Liga e Parë ka vazhduar me ndeshjet e fundit vjeshtore në Grupin A dhe Grupin B, ku kryendeshja u zhvillua në “Demush Mavraj”, ku Malisheva ka mposhtu Istogun me shifrat 2:1, njofton Insajderi.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, Altin Aliu kaloi në epërsi miqtë nga Malisheva, ndërsa në pjesën e dytë, me një autogol nga Mazrekaj (69’), mysafirët dyfishuan rezultatin. E tëra që arritën nikoqirët në këtë takim, ishte ngushtimi i rezultatit me anë të Jahaj (88’).

Me këtë fitore, Malisheva shpallet kampion vjeshtor në Ligën e Parë në Grupin A, me 26 pikë.

Në ndeshjet tjera, A&N ka mposhtur 3:1 Onix, ndërsa Dukagjini ka fituar përball Trepçës 2:0. Vushtrria dhe Drenasi kanë ndarë pikët duke luajtur 1:1.

Në Grupin B, u zhvilluan vetëm dy ndeshje, ku 2 Korriku u mposht në shtëpi nga KEK-u, ndërsa Ramiz Sadiku dhe Ferizaj luajtën 1:1. /Insdajderi.com