
Gjatë ditës së shtunë, është zhvilluar java e 11-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, derbi mes shqiptarëve Shkëndijes dhe Renovës, i takoi ekipit nga Tetova, njofton Insajderi.
Lideri tabelor, Shkëndija ka arritur fitore si mysafir i Renovës me rezultat 1:3. Golat për mysafirët u shënuan nga Ensar Ljuma (4’) dhe Jan Krivak (42’), me rezultat 0:2 për miqtë u mbyll pjesa e parë.
Në minutën e 66’ të ndeshjes, nikoqirët ngushtuan rezultatin me Remzi Selmanin, i cili realizoi nga penalltia. Në minutën 83’ të takimit, mysafirët realizuan përsëri, kësaj radhe me Besart Ibraimi, që shënoi nga penalltia për rezultatin përfundimtar 1:3.
Ekipet tjera shqiptare, në këtë javë kanë barazuar. Shkupi ka barazuar 2:2 si mysafir i Rabotniçkit, ndërsa Struga ka barazuar në shtëpi kundër Vardarit me rezultat 2:2.
Pas javës së 11-të, prin e vetme në tabelë Shkëndija me 25 pikë, e ndjekur nga Shkupi me 23 pikë, ndërsa Struga ka 16 pikë dhe Renova me tetë pikë. /Insajderi.com