Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka dhënë një deklaratë interesante për lojtarët që po shkojnë të luajn tek kombëtaret në këtë kohë pandemie.
“Dërgimi i lojtarëve në detyrë ndërkombëtare është sikur të shohësh vajzën tënde në takimin e parë. Nëse vajza juaj 16-vjeçare dhe del për herë të parë në një takim edhe nëse ai është një djalë i mirë, ju jeni pak i shqetësuar për këtë gjë”, tha Kloop, transmeton Insajderi.
Shumë ekipe nga Evropa, kanë ndaluar lojtarët e tyre që të bashkohen me kombëtaret për ndeshjet e muajit shtator, shkaku i rrezikshmërisë së përhapjes së pandemisë./Insajderi.com.