Barcelona pret Juventus-in në “Camp Nou” në kuadër të ndeshjes së fundit në Ligën e Kampionëve, për më tepër është ndeshje prestigji, pasi të dyja skuadrat kanë siguruar kalimin e grupit, njofton Insajderi.
Pas pesë ndeshjeve, Barcelona kryeson në grupin G me pikë të plota, ndërsa ‘bardhezinjët” kanë 12 pikë, një humbje të shkaktuar pikërisht nga rivali i sotëm, ku kanë pësuar disfatë në Torino.
Ronald Koeman ka vendosur ta rreshtojë ekipin e tij në formacionin 4-4-2, ndërsa Andrea Pirlo do ta rreshtojë ekipin e tij me skemën 3-4-1-2.
BARCELONA: Ter Stegen; Dest, Lenglet, Araujo, Jordi Alba; De Jong, Pjanic; Messi, Pedri, Trincao; Griezmann.
JUVENTUS: Buffon; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Cuadrado, Arthur, McKennie; Ramsey; Morata, Cristiano Ronaldo. /Insajderi.com