Derri tinzar i vjedh laptopin një nudisti

Derri tinzar i vjedh laptopin një nudisti

Një nudist në Berlin ishte duke bërë banjo dielli kur një derr i egër i vodhi qesen e plastikës ku ai mbante laptopin.

Burri lakuriq u ngrit dhe filloi të e ndiqte derrin, një pamje që i argëtoi të pranishmit jashtë mase, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Adele Landauer, aktore, arriti të e fotografojë këtë përndjekje në Teufelssee, një vend rrezitjeje shumë popullor dhe i postoi fotot në Facebook.

“Natyra godet” ka shkruar ajo në postim dhe ka treguar që ka marrë lejen e këtij burri për të i postuar këto foto. Ai kishte qeshur me të madhe kur ajo i ka treguar fotot dhe i ka dhënë leje për publikim.

Në Gjermani është e zakonshme që në ditët e nxehta të verës njerëzit të zhvishen dhe rreziten nëpër parqe të zhveshur.

Ky zakon vjen si pasojë e një lëvizje që synon kthimin në natyre e që quhet Freikorperkultur apo kultura e lirimit të trupit.

Gjatë izolimit për shkak të Koronës shumë kafshë të egra janë bërë më të guximshme dhe janë parë nëpër parqe publike./Insajderi.com