Juventus ka mposhtur bindshëm me rezultatin 3-0 Peskarën në takimin e mbrëmjes të zhvilluar në Serinë A. Kampionët e Italisë treguan qartazi supermacinë e tyre, teksa në “Juventus Stadium”, nuk e diskutuan aspak triumfin përballë Peskarës së dy futbollistëve shqiptarë, Memushaj dhe Manaj.
Golat për bardhezinjtë u shënuan nga Kedira në minutën e 36, Manxukiç në të 63-tën, si dhe Hernanes në të 69-n.
Mesfushori shqiptar Ledian Memushaj u aktivizua për 90 minuta të plota në këtë takim.
Kapiteni i Peskarës u vlerësua me notën 5.5 nga “Tuttomercatoweb” për shpirtin luftarak të shfaqur në fushë, edhe pse diçka e tillë nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Ndërkohë sulmuesi Rei Manaj e ndoqi të gjithë takimin nga stoli i rezervave.
Pas këtij takimi, Juventus vazhdon kryesimin e kampionatit me 33 pikë në 13 ndeshje, ndërsa Peskara e shqiptarëve renditet në zonën e ftohtë të rënies nga Seria A, teksa mban vendin e 18 me vetëm 7 pikë.