Dëshpëron Inter, Bologna synon ligat evropiane

Dëshpëron Inter, Bologna synon ligat evropiane

Inter Milan ka dëshpëruar fansat e vet, por ka gëzuar ata të Juventus duke humbur nga Bologna me rezultat 1 me 2.

Lukaku e kaloi Inter-in në epërsi në minutën e 22’ dhe po shkonte gjithçka mirë për Inter, që po luante me një lojtar më shumë nga minuta e 57. Por, në minutën 74’, Juwara e barazoi rezultatin në 1 me 1. Gjërat u përkeqësuan për Inter në minutën e 77’, kur Bastoni e mori kartonin e dytë të verdhë, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë, Bologna shënoi edhe golin e dytë përmes Barrow, raporton Insajderi.

Inter tani është 11 pikë larg nga Juventus, që po udhëton drejt dhe sigurt drejt titullit të 9 radhazi në Serie A./Insajderi.com