Anija gjigante ‘Ever Given’ e cila ka mbetur e bllokuar në Kanalin e Suezit, po vazhdon të jetë pengesë për të rihapur rrugën kryesore ujore, transmeton Insajderi.
Siç raporton e përditshmja ‘The Independent’, kjo anije e madhe kontejnerësh mbetet e bllokuar pasi autoritetet u përpoqën dhe dështuan të largojnë baticën e madhe për ta liruar atë.
Dy përpjekje ishin të pasuksesshme të shtunën në mbrëmje, megjithatë shpresat janë se niveli i lartë i ujit mund t’iu ndihmojë për zhbllokimin e rrugës ndërsa më shumë se 320 anije presin të përdorin kanalin për transportin e mallrave.
Kryetari i Autoritetit të Kanalit të Suezit, Osama Rabie, ka thënë të shtunën se shpreson se nuk do të jetë e nevojshme të kërkohej heqja e disa prej 18.300 kontejnerëve nga anija për të lehtësuar ngarkesën e saj, por që baticat dhe erërat e forta po komplikonin përpjekjet për ta liruar atë.
Anija “Ever Given”, është e gjatë sa katër fusha të futbollit. Kjo anije me 200 mijë tonë, ka kapacitet për të bartur 20 mijë kontejnerë. /Insajderi.com