Dështon përsëri Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Dështon përsëri Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Projekt-buxheti i propozuar në Komisionin për Buxhet dhe Financa nuk ka marrë mbështetje nga anëtarët e opozitës.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk votuan.

Kjo ka ndikuar që të dështojë edhe projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, njofton Insajderi.

Komisioni ka shtyrë për një mbledhje tjetër votimin për Projektligjin e rimëkëmbjes ekonomike.

Agim Krasniqi, zëvendës-ministri i Financave tha se mos miratimi i projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike përpos sektorit privat rrezikon edhe pagat e sektorit publik.

“Nëse nuk ndodhë shpejt miratimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, do të ketë pasoja të mëdha edhe buxheti për vitin 2021 si dhe mund të pësoj edhe më tej sektori privat. E po ashtu nuk përjashtohet mundësia që të preken edhe pagat e sektorit publik”, theksoi ai.

Kryetari i këtij komisioni, Hekuran Murati, kërkoi që ky propozim projekt-buxhet të kthehet mbrapa në Qeveri.

“Ky projektligj duhet të kthehet prapa, sepse nuk përmbush kriteret as për votim”, tha ai”. /Insajderi.com