Një lajm i keq për të gjithë tifozët e Newcastle United është konfirmuar, pasi investitorët nga Arabia, kanë dështuar ta blejnë klubin e tyre dhe përfundimisht kanë hequr dorë nga ky projekt.
“Respekt dhe vlerësim maksimal për ekipin e Newcastle United, por ne kemi hequr dorë nga tentativat tona, për të blerë këtë klub” thuhet në njoftimin e investitorëve, raporton Insajderi.
Mediat në Angli, kanë raportuar se Liverpool dhe Tottenham Hotspur, ishin kundër këtij operacioni të shitblerjes.
Newcastle United, njihet si një nga klubet më me traditë në Angli dhe gjithashtu njihet për tifozët e flaktë të saj./Insajderi.com.