
Milani nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në ‘San Siro’ kundër Torinos.
Skuadra e Vicenzo Montella, ka barazuar 0-0 me Torinon në kuadër të xhiros së 14-të të Serie A.
Ky është barazimi i dytë për Milanin këtë sezon.
Me këtë barazim, Milani mbetet në pozitën e shtatë, me vetëm 20 pikë.
Xhiron e ardhshme rossonerët e luajnë në udhëtim te Benevento.