Detajet e ndeshjes finale të Fa cup në mes Arsenal vs Chelsea

Detajet e ndeshjes finale të Fa cup në mes Arsenal vs Chelsea

Të dy ekipet nga Londra, kanë mposhtur të dy ekipet e Manchester-it, për të siguruar një vend në finalen e edicionit të sivjetmë të garës së Fa Cup.

Chelsea e ka mposhtur dhe eliminuar ekipin e Manchester United me rezultat 3 me 1, ndërsa ekipi i Arsenal ka bërë befasi duke e mposhtur ekipin e Manchester City, me rezultat 2 me 0, raporton Insajderi.

Fa Cup ka dhënë detaje për finalen që do të zhvillohet në mes të këtyre dy ekipeve. Ndeshja do të luhet me datë 1 gushtë, në stadiumin legjendar të Wembly dhe do të fillojë nga ora 18:30.

Anthony Taylor do të jetë gjyqtari kryesor, i asistuar nga Gary Beswick dhe Adam Nunn, derisa zyrtari i katërt do të jetë Chris Kavangh./Insajderi.com.