Detarët turq të rrëmbyer nga piratët kthehen në shtëpi

Detarët turq të rrëmbyer nga piratët kthehen në shtëpi

15 detarë turq të rrëmbyer nga piratët muajin e kaluar në Gjirin e Guinesë u khyen në Turqi këtë të diel, dhe kapiteni i anijes përshkruan se si u përballën më kërcënime për jetë dhe u mbajtën për tre javë në një pyll, njofton Washington Post, transmeton Insajderi.

Detarët përqafuan familjarët kur arritën në aeropostin e Stambollit, ku po priteshin nga ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu dhe të tjerë zyrtarë.

“Ishim në një mal. Ishim në kushte të vështira. Gjatë tërë kohës na ruanin burra të armatosur”, tha kapiteni i anijes “Mozart”, nga ku edhe u kidnapuan të gjithë.

Anija me flamur Liberian u drejtua për në Kejptaun nga Lagos kur u sulmua më 23 janar, 160 km larg ishullit Sao Tome, treguan raportet detare. Një marinar azer u vra, vrasje të cilën ekuipazhi e përshkroi si një sulm të sofistikuar dhe të orkestruar mirë.

“Nuk kemi përjetuar dhunë fizike por ata ushtruan presion psikologjik gjatë negociatave. Ata thoshin: Do t’ju vrasim nëse kompania juaj nuk bën atë që duam”, tha Kaya.

Kaya tha se në kohën e rrëmbimit të tyre ekuipazhi ishte mbyllur në një dhomë të sigurt por që piratët nuk ishin dorëzuar pas një përpjekje pesë-orëshe.

“Ata vazhdimisht hapnin zjarr, duke qëlluar. Në atë kohë një nga kolegët tanë vdiq. Ai u qëllua në bark. Jemi shumë të trishtuar”, tha ai.

Ekuipazhi më në fund u mor me anije dhe u la i lirë në një vend të sigurt të specifikuar nga kompania. Lirimi i tyre erdhi dy javë pasi sulmuesit u kontaktuan për të diskutuar një shpërblim.

Pas lirimit të tyre, Levent Karsan nga Boden Shipping me qendër në Stamboll kishte thënë se marinarët ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ishte një rrëmbim politik, por kishte për qëllim vetëm marrjen e një shpërblimi. /Insajderi.com