Deutsche Welle: Talebanët vranë familjarin e një gazetari tonë

Deutsche Welle: Talebanët vranë familjarin e një gazetari tonë

Mediumi gjerman “Deutche Welle” thotë se gazetarët dhe familjet e tyre në Afganistan janë në rrezik jete. Sipas këtij mediumi, talebanët kanë vrarë një familjar të gazetarit të tyre, ndërsa kanë plagosur një tjetër.

Në përndjekje të gazetarit, talebanët kanë qëlluar për vdekje një anëtar të familjes së tij dhe kanë plagosur rëndë një tjetër, shkruan DW, transmeton Shqip.com.

Talebanët kishin kërkuar shtëpi më shtëpi për gazetarin, që ndërkohë punon në Gjermani.

Pjesëtarë të tjerë të familjes së gazetarit kanë arritur të largoheshin në sekondat e fundit dhe janë në arrati.

Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welles, Peter Limbourg e dënoi ashpërsisht vrasjen dhe kërkoi nga qeveria gjermane të veprojë.

“Vrasja e një familjari të afërm të njërit prej redaktorëve tanë është shumë tragjike dhe provon rrezikun akut, në të cilin ndodhen punonjësit tanë dhe familjet e tyre në Afganistan. Talibanët si në Kabul edhe në provinca me sa duket kanë filluar të kërkojnë në mënyrë të organizuar për gazetarët. Nuk ka më kohë!”, tha Limbourg./Insajderi.com