Qeveria e Mozambikut ka thënë se dhjetëra civilë u vranë në një sulm këtë javë në qytetin verior të Palma, duke përfshirë shtatë persona kolona e automjeteve të të cilëve u zuri pritë ndërsa përpiqeshin të iknin, transmeton Insajderi.
Omar Saranga, një zëdhënës i forcave të mbrojtjes dhe të sigurisë, u tha gazetarëve të dielën se qindra njerëz të tjerë – vendas dhe të huaj – u shpëtuan nga Palma, një qendër logjistike për projektet ndërkombëtare të gazit në provincën Cabo Delgado, raporton Al Jazeera.
“Një grup terroristësh u futën në … Palma dhe filluan veprime që rezultuan në vrasjen frikacake të dhjetëra njerëzve të pambrojtur”, tha Saranga.
Numri i saktë i njerëzve të plagosur dhe të vrarë, ose ende të pagjetur, mbeti i paqartë, ndërsa shumica e komunikimeve me Palmën janë ndërprerë.
Qyteti me rreth 75,000 njerëz kishte qenë më parë një strehë për njerëzit që largoheshin nga pasiguria dhe dhuna në rritje diku tjetër në provincë. /Insajderi.com