Dhjetëra të lënduar pas tërmetit në Turqi

Dhjetëra të lënduar pas tërmetit në Turqi

Zyrtarët në Turqi kanë njoftuar se dhjetëra persona janë lënduar, pasi një tërmet ka goditur në pjesën juglindore të vendit.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Samsat, në provincën Adiyaman. Shërbimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka thënë se tëmeti ka qenë 5.2 shkallë të Rihterit dhe ka qenë në thellësi prej 10 kilometrash.

Minsitria e Shëndetësisë së Turqisë ka thënë se 35 persona janë duke marrë tretmanin e duhur, pas lëndimeve që kanë pësuar, ka njoftuar agjencia e lajmeve turke, Anadolu.

Sipas qendrës turke për monitorimin e dridhjeve të tokës, pas këtij tërmeti janë regjistruar edhe 13 dridhje të tjera të tokës.