Dhjetëra të vdekur nga temperaturat e larta në Kanada

Dhjetëra të vdekur nga temperaturat e larta në Kanada

Dhjetëra njerëz kanë vdekur në Kanada si pasojë e të temperaturave të larta.

Policia në zonën e Vancouver u është përgjigjur më shumë se 130 vdekjeve të papritura që nga e premtja, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Shumica ishin të moshuar ose kishin probleme shëndetësore, ndërsa nxehtësia ishte faktor kontribuues.

Kanadaja theu rekordin e saj të temperaturës për të tretën ditë radhazi të martën -49.5 Gradë Celsius në Lytton, British Columbia.

Veri-perëndimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shënuar po ashtu rekord të temperaturave – dhe një numër viktimash.

Para të dielës, temperaturat në Kanada nuk kishin kaluar kurrë 45 Gradë Celsius.

Numri i viktimave të lidhura me nxehtësinë ka të ngjarë të rritet pasi disa zona thonë se ata u janë përgjigjur incidenteve të papritura të vdekjes por ende nuk kanë arritur të mbledhin numrat.

Vetëm në Vancouver, nxehtësia besohet të ketë qenë një faktor kontribuues në vdekjet e papritura të 65 njerëzve që nga e premtja./Insajderi.com