Dhjetëra njerëz kanë vdekur në Kanada për shkak të valës së paparë të nxehtësisë që ka kapluar këtë vend.
Policia në zonën e Vancouver u është përgjigjur më shumë se 130 vdekjeve të papritura që nga e premtja, shkruan BBC.
Shumica ishin të moshuar ose në gjendje jo të mirë shëndetësore, me nxehtësinë e cila ishte një “faktor kontribuues”.
Kanadaja theu rekordin e saj të temperaturës për të tretën ditë radhazi të martën, duke arritur shifrën e 49.6C.
Kryeministri i Kolumbisë Britanike, John Horgan tha se java më e nxehtë që province kishte provuar ndonjëherë kishte çuar në pasoja katastrofike për familjet dhe komunitetet.
Vetëm në Vancouver, nxehtësia besohet të ketë qenë “faktori kontribuues” në vdekjen e papritur të 65 njerëzve që nga e premtja./insajderi.com