Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar pakon ndihmëse të Joe Biden kundër Coronavirusit

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar pakon ndihmëse të Joe Biden kundër Coronavirusit

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka miratuar projekt-ligjin e ndihmës kundër Coronavirusit të ri (COVID-19) të presidentit Joe Biden me 1.9 trilionë dollarë, transmeton Insajderi.

Votimi 220-211 shënon një fitore për demokratët në përgjithësi, por edhe për presidentin Biden. Vetëm një demokrat u bashkua me republikanët në kundërshtimin e paketës që do të ndajë nga 1.400 për shumicëne amerikanëve me pagesa direkte, si dhe do të zgjerojë kredinë e taksës së fëmijëve deri në 3.600 dollarë dhe do të rrit fondet për shtetin dhe qeverinë lokale që pësuan lëkundje nga pandemia COVID-19, raporton Anadolu Agency (AA).

Përveç kësaj, siç njjihet zyrarisht, Plani Amerikan i Shpëtimit rrit programet e ndihmës ushqimore deri në muajin shtator dhe ndihmon familjet me të ardhura të ulëta të paguajnë qiranë.

Të shtunën, Senati miratoi paketën gjithëpërfshirëse të shpenzimeve, e cila pritet që të premten të drejtohet në tryezën e presidentit Biden për t’u nënshkruar si ligj.

Demokratët kanë argumentuar se legjislacioni është shumë i nevojshëm përderisa SHBA vazhdon të përballet me një normë të papunësisë prej rreth 6,2 për qind, pothuajse dyfishi i nivelit para pandemisë prej 3,5 për qind.

Megjithatë, republikanët kanë kritikuar paketën si një listë e dëshirave të demokratëve që rrit pa nevojë borxhin e qeverisë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nancy Palosi, mohoi argumentet e demokratëve, duke theksuar se “është tipike që ata të votojnë kundër dhe të marrin brumin”. /Insajderi.com