Një simbol të UÇK-së që Limaj i kërkon djalit të tij Durimit ta përcjelllë edhe tek djali e tij, kështu brez pas brezi të kujtohet lufta e lirisë.
Djali i Fatmir LImajt, Durim Limaj i cili është i njohur në publik edhe si pjesë e Ministrisë së Tregtisë sot e ka ditëlindjne e 30’të.
Babai i tij – lideri i NIsmas Socialdemokrate i ka bërë një urim të veçantë. Ai i ka dhuruar atij një medaljon të UÇK-së për të cilin Limaj thotë që simbolizon vulën e lirisë.
“Durim, ti e meriton këtë shenjë që pasqyron sakrificën e krenarisë së kombit dhe qindra mijëra familjeve të dëshmorëve”, ka shkruar ndër tjerash Limaj në urim.
Në Kosovë shpesh diskutohet për fëmijët e politikanëve – jetën e tyre dhe paraqitjet e tyre publike ne raste të caktuara. /insajderi/
Postimi i plotë:
Për ditëlindjen e 30-të, Durimit ia dhurova një medaljon që ka historinë dhe vulën e lirisë.
Durim, ti e meriton këtë shenjë që pasqyron sakrificën e krenarisë së kombit dhe qindra mijëra familjeve të dëshmorëve.
Ruaje dhe përcille të Dimali, e ai le ta përcjellë brez pas brezi për kujtesë historike.
Urime 30 vjetori i lindjes, bir!