
Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio, ka raportuar se Milik dhe Dzeko, kanë ndërruar skuadrat e tyre, duke kaluar tek Roma, respektivisht, Juventus.
Sipas Di Marzios, Juventus dhe Roma kanë arritur akordin për Edin Dzeko – 16 milionë euro për transferimin me boshnjakun që do të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare me pagë 7.5 milionë. Vizitat mjekësore në orët e ardhshme, transmeton Insajderi.
Di Marzio, po ashtu raporton se Roma e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e boshnjakut, duke e transferuar sulmuesin e Napolit, Milik.
Juventus, ka qenë në kërkim të të paktën dy sulmuesve, pas konfirmimit se Higuain do të largohet dhe pas Dzeko, tek juve pritet të vije edhe sulmuesi I Barcelonës, Luis Suarez./Insajderi.com.