SHBA apo Bashkimi Europian? Sa është forca reale e BE-së për ta mundësuar një marrëveshje finale në mes Kosovës dhe Serbisë. Dialog me komplikime të shumta.
Po pretendohet që këtë vit mund të arrihet një marrëveshje finale në mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhenieve në mes dy vendeve.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar emisar special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ndërsa Bashkimi Europian e ka përfaqësues për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, shkruan Insjaderi.
Por, sa është reale fuqia e Bashkimit Europian për ta mundësuar një marrëveshje finale në mes Kosovës dhe Serbisë?
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka filluar një fazë injoruese në aspektin diplomatik ndaj BE-së duke u foksuar tërsisht nga emisari i Trump-it. Në anën tjetër BE insiston që të arrihet rinisja e dialogut pas një bllokade disa vjeçare.
Bashkimi Europian ka qenë ndërmjetësues i dialogut teknik dhe politik në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por, marrëveshjet e arritura nuk kanë gjetur zbatim – duke përfshirë edhe fushatën lobuese të Serbisë për ta penguar antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është nënshkruar me ndërmjetësimin e BE-së, por nuk ka gjetur zbatim pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës doli me verdiktin e saj që kjo marrrëveshje shkeli dhjetëra nene kushtetuese.
Pesë shtete të Bashkimit Europian ende nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur, përkundër asaj që shumica e politikave të BE-së janë të kordinuara nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së.
Ky dialog mbetet i komplikuar për nga ndërmjetësimi, trajtimi dhe reagimi popullor në të dy shtetet/Insajderi/