
Pasi dha dorëheqjen në muajin shtator nga skuadra uruguaiane e Penjarolit, tani Diego Forlan rikthehet në detyrën e trajnerit me një skuadër me pak histori por me një ambicie të madhe, njofton Insajderi.
Ish-sulmuesi i Manchester United, Atleticos së Madridit dhe Inter është emëruar si “timonieri” më i ri i skuadrës së Atenas de San Karlos, e cila militon në kategorinë e dytë të kampionatit uruguaian.
Zyrtarizimin e kësaj marrëveshje e ka bërë vetë skuadra e Antenas de San Karlos me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Twitter”. /Insajderi.com
Bienvenido @DiegoForlan7 pic.twitter.com/3mhJsMGFTJ
— Club Atlético Atenas (@clubatenasuy) March 17, 2021