Diego Godin drejt transferimit te Cagliari

Diego Godin drejt transferimit te Cagliari

Mbrojtësi uruguaian, Diego Godin, pritet në ndryshoj ekip por jo edhe kampionat, njofton Insajderi.

Qendërmbrojtësi 34 vjeçar, vitin e kaluar u transferua në Inter si lojtar i lirë nga Atletico Madrid, ekip ku kaloi plot nëntë sezone.

Te Inter, Godin zhgënjeu me paraqitjet e tij, duke mos arritur të siguronte një vend titullari te skuadra e Antonio Conte-s.

Kështu ekipi nga Sardegna, ka shfaqur interesim për të, duke tentuar ta afrojë këtë merkato. Drejtuesit e Cagliari-t, kërkojnë të ndërtojnë një ekip kompetitiv për të siguruar pozitat që dërgojnë në garat evropiane vitin e ardhshëm. /Insajderi.com