Faqja e statistikave botërore, IFFHS ka klasifikuar 20 trajnerët më të mirë nga viti 2011-2020 dhe ai që kryeson është tekniku argjentinas Diego Simeone i Atletico Madrid, njofton Insajderi.
IFFHS me këtë klasifikim kanë analizuar ecurinë dhe trofetë e fituar vit pas viti të këtyre 20 trajnerëve krijuar për përcaktimin e teknikut më të mirë të botës në dekadën 2011-2020.
IFFHS ka marrë në konsideratë “TOP 20” të çdo renditje vjetore të secilës kategori në fjalë dhe ka caktuar pikë për secilin vend.
Kështu që vendi i parë merr 20 pikë, i dyti grumbullon 19 pikë, i treti 18 pikë. Dhe një pikë për vendin e njëzetë. Diego Simeone, fitues i Çmimit të Vitit si “Trajneri më i mirë në 2016” për skuadra, është fituesi i Çmimit të “Trajnerit të Klubit më të mirë të dekadës 2011-2020”.
I dyti në renditje është Pep Guardiola, fitues në 2011 dhe Jurgen Klopp, fitues në 2019.
Simeone bëri një paraqitje të shkëlqyeshme me klubin e tij Atleticon e Madridit në këtë dekadë: Një titull në La Liga, një Kupë të Mbretit, një Superkupë të Spanjës, dy Europa Ligë, dy Superkupa të Europës dhe dy herë nënkampion i Champions League. /Insajderi.com