Ekipi i trajnerit Diego Simeone, Atletico Madrid, është eliminuar mbrëmë prej Ligës së Kampionëve, nga RB Leipzig edhe pse ata ishin favorit për të kaluar në gjysmëfinale.
Trajneri i ekipit spanjoll, Diego Simeone, ka deklaruar se deklaruar se ekipi i RB Leipzig e fitoi ndeshjen me meritë të plotë.
“Ne nuk mund të iu bënim ballë atyre në asnjë aspekt të lojës. Unë jam i bindur që ekipi im e dha maksimumin, por më besoni se ishte shumë shumë e vështirë kundër një ekipi që luante me aç shumë freski dhe gjallëri”, tha Simeone pas ndeshjes, transmeton Insajderi.
“Është vështirë të pushosh 60 ditë dhe të kthehesh të luash me këtë intensitet”, përfundoi Siemone.
Ekipi i RB Leipzig, do të ndeshet me ekipin e PSG në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./Insaderi.com.