Diell dhe argëtim, koronavirusi nuk po i ndal britanikët

Diell dhe argëtim, koronavirusi nuk po i ndal britanikët

Ndërkohë që bota po përballet me një rrezik serioz, britanikët nuk janë ndërgjegjësuar plotësisht. Disa pamje të bëra publike nga mediat britanike tregojnë qytetarë nëpër parqe, apo duke u shtypur në mjetet e transportit publik.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vullnetarë në luftën për të përballuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit në Britani.

Deri në këto momente në Britani kanë humbur jetën mbi 460 persona dhe janë infektuar rreth 10 mijë të tjerë.