Një zjarr në pyll dogji 90 për qind të fshatit kanadez Lytton, ku më parë ishte matur një rekord i temperaturës prej 49.6 gradë Celsius, transmeton Insajderi.
Siç raportojnë mediat e këtij vendi kryetari lokal, Brad Vis ka deklaruar se dëmi i madh u bë në fshat në British Columbia, si dhe në infrastrukturën përreth.
Kreu i administratës së fshatit, Jan Polderman, deklaroi se ishte i lumtur që doli i gjallë dhe se nuk kishte mbetur shumë nga fshati si dhe urdhëroi banorët të evakuohen.
Ai ka shtuar se zjarri shpërtheu nëpër fshat për vetëm 15 minuta.
Lytton’s Main Street, before and after yesterday’s devastating fire.
(Photo from a Chilliwack Fire Department member) pic.twitter.com/OaoRvg1ch3
— Justin McElroy (@j_mcelroy) July 1, 2021
Temperaturat e jashtëzakonshme të larta kanë goditur pjesë të Amerikës së Veriut.
Në Kanadanë perëndimore, u regjistruan 486 vdekje për një periudhë prej pesë ditësh, krahasuar me një mesatare prej 165 në rrethana normale./Insajderi.com