Digjet një autobus në Stamboll

Digjet një autobus në Stamboll

Në Turqi një zjarr ka shpërthyer në autobusin e pasagjerëve në autostradën Mekmeköy Veriore në Stamboll.

Autobusi nga i cili u evakuuan udhëtarët u dogj plotësisht.

Zjarri shpërtheu rreth orës 17:00 sipas orës lokale në Turqi, në autobusin e pasagjerëve duke qenë në drejtim të Ankarasë në autostradën Veriore Marmara, raporton CNN TURK.

Duke vënë re zjarrin, shoferi ndaloi autobusin dhe evakuoi udhëtarët.

Pas njoftimit, shumë zjarrfikës, polici dhe ekipe mjekësore u dërguan në vendngjarje.

Zjarri u shua me ndërhyrjen e zjarrfikësve. Autobusi është djegur plotësisht. /Insajderi.com/