Policia suedeze po heton një zjarr të dyshimtë që shkatërroi pjesët e një xhamie në qytetin qendror të Örebro.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, zjarri në xhamia në rrethinën e Vivalla filloi rreth orës 2 të mëngjesit, me raporte lokale që sugjeronin se mund të ketë ndodhur me qëllim.
Mediat vendase kanë shkruar se një dëshmitar ka parë një njeri të maskuar në ndërtesë, para flakës.
Ndërkohë, tjera mediume kanë bërë të ditur se xhamia ka qenë objekt i kërcënimeve edhe në të kaluarën.
Ndonëse besohet se asnjë njeri nuk është lënduar nga zjarri, pronarët e xhamisë, e cila ndodhet në periferi të veriut të Örebro, konfirmuan se “pjesët e mëdha” të ndërtesës u përfshinë nga zjarri.