Dikur ishte roje sigurie në spital, tani po kryen praktikën si mjek në të njëjtin spital

Dikur ishte roje sigurie në spital, tani po kryen praktikën si mjek në të njëjtin spital

Një mjek i ri në Luiziana po reflekton në “fillimet e tij të përulura” pasi u bë student i mjekësisë në të njëjtin spital, ku dikur punonte si roje sigurie.

Dr. Russell Ledet ishte i punësuar si roje sigurie në Qendrën e Përgjithshme Mjekësore në Baton Rouge për rreth pesë vjet para se t’i jepej një mundësi për të kryer praktikën me kirurgun kryesot, Dr. Patrick Greiffenstein, raportoi Good Morning America, transmeton Insajderi.

Para këtij momenti që i ndryshoi jetën, Ledet, 34 vjeçar, tha se ai shpesh do të studionte përmbajtje në kartat e shënimeve dhe do të pyeste mjekët që kalonin nëse do ta ndihmonin. Për zhgënjimin e tij, shumë thanë që nuk kishin kohë – por nuk ishte kështu për Greiffenstein.

Ledet është mëse i lumtur ku tani ka arritur, meqenëse atij iu desh të luftonte edhe shumë paragjykime dhe përgjatë gjithë jetës vuajti nga racizmi. /Insajderi.com