Dikur luante të Hajvalia, sot transferohet te Sibeniku në Kroaci

Dikur luante të Hajvalia, sot transferohet te Sibeniku në Kroaci

Suad Sahiti është zyrtarisht lojtar i Sibenikut në Kroaci, njofton Insajderi.

Mesfushori i avancuar kosovar i bashkohet klubit të vëllait të tij Emir Sahiti. Ish-lojtari i Skënderbeut iu bashkua klubit kroat Sibenikut pas aventurës që pati me klubin boshnjak Zrisnjski Mostar.

Lajmin e transferimit të talentit kosovar e ka publikuar vetë klubi kroat me anë të një postimi në profilin e saj në “Facebook”.

Më parë mesfushori 26 vjeçar është aktivizuar me fanellat e Hajvalisë, Skënderbeut, Rabotniçkit, AEL Larisa, Septemvri Sofia, Wisla Plock, Zrinjski Mostar dhe së fundmi me Sibenikun ku do të aktivizohet në vazhdim. /Insajderi.com