Diller i tregut të zi prodhon pilula falso Xanax për t’ia shitur adoleshentëve

Diller i tregut të zi prodhon pilula falso Xanax për t’ia shitur adoleshentëve

Një gazetare e BBC vizitoi një laborator nëntokësor ku prodhuesi farmaceutik Phil i tregoi për punën që e bën aty, shkruan Insajderi,

Phil arrin të fitoj rreth 150 mijë funte në vetëm tre orë duke prodhuar pesë mijë pilula falso Xanax për një orë, proces ky të cilin e mësoi nga videot në Youtube.

Ai përdor materiale të dobëta të blera me çmim të lirë në Kinë, pa menduar për dëmin që kjo pilulë mund të shkaktoj tek blerësi i saj .

“Secili ka për obligim të kujdeset për shëndetin e vet. Unë nuk dua t’i shkaktoj problem askujt por unë nuk i njoh blerësit e mi” – ka thënë ai.

Kjo drogë përdoret për të shëruar ankthin dhe sulmet e panikut, edhe pse nuk mund të blihet në barnatore ajo shitet në mënyrë ilegale, dhe shumë doktorë privat e rekomandojnë atë .

Unë e importoj ingredientët dhe kimikalet që më duhen dhe i shtyp tabletat në makinën shtypëse, pastaj i përgatis vajrat steriode dhe e kthej pluhurin e shtypur në produkt final.  Ai thotë se bën teste për t’u siguruar se nuk ka ndonjë fentanil vdekjeprurës edhe pse produkti si i tillë është mjaft i kontaminuar.

Blerësit e këtij produkti janë të shumtë dhe të ndryshëm në moshë, duke filluar me adoleshent 14 vjeçar.

Ai  thotë se nuk mund të prodhoj kurrë aq pilula sa ka kërkesa. “ Shumë shpesh më duhet të kthej konsumatorët mbrapa”./Insajderi.com