Lajm i mirë për talentet e futbollit “Dinamo Zagreb Football Academy Summer Camp” në Kosovë.

Lajm i mirë për talentet e futbollit “Dinamo Zagreb Football Academy Summer Camp” në Kosovë.

Organizimi i kampit stërvitor nga Dinamo Football Club Academy, do të sjellë për herë të parë në Kosovë ekspertët kroatë për zbulimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj të grupmoshave të ndryshme nga Kosova.

Dinamo Zagreb Football Academy Summer Camp do të mbahet nga datat 23 deri me datën 27 gusht, në fushën sportive 2 Korriku.

Partner I organizimit të këtij kampi do të jetë edhe Qumështorja Vita, duke e përkrahur fuqishëm këtë kamp verorë, që shkon në të mirën e talenteve të rijnë.

Qumështorja Vita është  shprehur krenare që do të jetë partner i organizimit të Dinamo Zagreb Summer Camp në Kosovë.

Ti mbështesim gjeneratat e reja në sport, është gjithmonë kënaqësi e veçantë për ne është shprehur Qumështorja Vita.