
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, së bashku me nënkryetarin e parë të FFK-së, Agim Dibrani, pritën të hënën në takim Dion Ajvazin, futbollistin me prejardhje nga Kosova, i cili karrierën e tij po e zhvillon në Gjermani, shkruan Insajderi.
17 vjeçari i cili aktualisht luan te Hertha BSC U17, i është përgjigjur pozitivisht Kosovës.
Mesfushori kosovar shumë shpejt pritet t’i bashkohet përfaqësueses U19 për të dhënë kontributin e tij në fushën e blertë.
Ajvazi u shpreh i lumtur që do t’i bashkohet Kosovës dhe shprehur gatishmëri për të dhënë maksimumin.
Presidenti Ademi në shenjë mirëseardhjeje i dhuroi atij fanellën e re të Kosovës dhe i uroi shumë sukses./insajderi.com