Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka deklaruar se një anije me 45 migrantë në bord është fundosur në detin juglindor Egje, transmeton Insajderi.
Sipas kësaj ministrie anija kishte hasur në disa probleme, rreth 100 kilometra në jug të ishullit grek të Karpathos gjatë ditës së premte, ku tridhjetë e shtatë migrantë kryesisht nga Siria dhe Iraku ishin shpëtuar dhe disa të tjerë ende janë të zhdukur.
Në përpjekjet e shpëtimit, Turqia ka thënë se ka angazhuar dy anije dhe një avion patrullues detar, raporton ‘Euronews’.
Migrantët janë përpjekur të kalojnë Detin Egje nga Turqia në Greqi me shpresën për të filluar jetë të re në Evropë.
Ndërkaq, një marrëveshje migrimi e vitit 2016 midis Turqisë dhe BE-së ka ndihmuar në ndalimin e fluksit të refugjatëve, por shumë prej tyre përpiqen ende që në ishujt grekë të arrijnë përmes rrugëve të rrezikshme./Insajderi.com