Disa nga faktet më interesante në Futboll, të cilat vështirë se do t’i besoni

Disa nga faktet më interesante në Futboll, të cilat vështirë se do t’i besoni

 

  1. Mark Hughes luajti për Kombëtaren e Wales dhe për Bayern Munich në të njëjtën ditë.

Hughes sapo kishte nënshkruar për Bayern-in, dhe do të paraqitej për kombëtaren e Wales kundër Çekosllovakisë në Pragë në një ndeshje kualifikuese për EURO ’88. “Isha duke darkuar me Uli Hoeness, i cili më pyeti se në çfarë kohe ishte ndeshja ime me Wales” tha ai. “I tregova se ishte në mesditë dhe ai tha: ‘Kjo është në rregull pra, ti mund të luash në mbrëmje gjithashtu.’ “ Hoeness e shikoi ndeshjen dhe pastaj së bashku me Hughes fluturuan për në Bayern, ku për kundërshtarë kishin Borussia Monchengladbach. “Ne e humbëm pjesën e parë për shkak të distancës, por arrita në kohë për fillimin e pjesës së dytë.” tha Hughes.

  1. Alvin Martin shënoi një hat-trick përballë tre portierëve të ndryshëm.

Mbrojtësi anglez i ekipit të West Ham e arriti këtë statistikë kundër Newcastle në vitin 1986. Ai golin e tij të parë e shënoi kundër Martin Thomas, i cili ishte portieri i parë i Newcastle, por u zëvendësua për shkak të një lëndimi. Alvin pastaj shënoi golin e tij të dytë ndaj mbrojtësit Chris Hedworth, i cili gjithashtu u lëndua, duke i’a lënë radhën mesfushorit Peter Beardsley. Çekanët fituan 8-1.

  1. Që nga viti 1982, së paku një lojtar i Bayern ishte startues në çdo finale të Kampionatit Botëror.

Gjermania u paraqit në finalet e vitit 1982, ’86, ’90, ’02, dhe 2014, përderisa gjithashtu lojtar si Jorginho (u paraqit me Brazilin në ‘94), Bixente Lizarazu (me Francën në ’98), Willy Sagnol (gjithashtu me Francën në ’06), dhe Arjen Robben (me Holandën në vitin ’10) e vazhduan traditën.

  1. Para se Sir Alex Ferguson të merrte drejtimin tek Manchester United, Aston Villa ishte më e suksesshme se Djajtë e Kuq.

Fergie morri drejtimin tek United në vitin 1986, kohë në të cilën Aston Villa kishte 7 tituj të Ligës, 7 kupa FA, 3 kupa të Ligës, dhe një kupë Europiane. United, ndërkohë kishin gjithashtu 7 tituj të Ligës, por 6 kupa FA, dhe një kupë Europiane. Kjo është 18-15 për sa I përket trofeve madhor për Aston Villa-n.

  1. Laszlo Kubala është lojtari i vetëm i cili luajti për tre shtete të ndryshme (të njohura nga FIFA).

I lindur nga prindër me origjinë Çeke, Kubala, një ikonë e Barcelonës, luajti për Çekosllovakinë, Hungarinë, dhe Spanjën. Këtë statistikë ishte afër ta arrinte edhe sulmuesi nga Real Madrid, Alfredo Di Stefano, i cili luajti për Spanjën, Argjentinën dhe Kolumbinë, por paraqitjet e tij për Kolumbinë në vitet e para të 1950, erdhën në një kohë kur federata e këtij shteti nuk ishte njohur ende nga FIFA.

  1. Jimmy Rimmer është lojtari i vetëm i cili ka fituar Kupën Europiane ( Ligën e Kampionëve), me dy klube të ndryshme Angleze.

Ai ishte në bankën rezervë tek Djajtë e Kuq në vitin 1968, përderisa në vitin 1982 ishte startues për ekipin e Aston Villa, por nuk arriti ta përfundoj lojën pasiqë pas një lëndimi u zëvendësua nga Nigel Spink.

  1. Zlatan Ibrahimovic ka luajtur për gjashtë klube të cilat janë fituese të Ligës së Kampionëve, por ai asnjëherë nuk e ka fituar vetë trofeun.

Sulmuesi ka luajtuar për Ajax, Barcelona, Inter, Juventus, Milan dhe Manchester United, por nuk arriti ta fitojë trofeun asnjëherë.

  1. Guiseppe Bergomi luajti në katër Kampionate Botërore, por nuk u paraqit në asnjë ndeshje kualifikuese.

Ish mbrojtësi i Inter, luajti për Italinë në kampionatet e vitit 1982, 1986, 1990, 1998, pa u përfshirë në asnjë ndeshje kualifikuese. Si një 18 vjeçar ishte një e shtesë e vonshme për ekipin në vitin 1982, pastaj ekipi i Italianëve u kualifikuan si mbajtës të titullit për vitin 1986, si dhe në vitin 1990 ishin nikoqirët e kampionatit. Në vitin 1998, ai ishte një thirrje e vonshme dhe befasuese për skuadrën./Insajderi.com