Disa repulikanë ende nuk kanë vendosur nëse do të votojnë për fajësimin e Trump-it

Disa repulikanë ende nuk kanë vendosur nëse do të votojnë për fajësimin e Trump-it

Udhëheqësi i shumicës së senatit amerikan, Mitch McConnell, u dërgoi një letër kolegëve të tij republikanë këtë pasdite për fajësimin e presidentit Trump rreth sulmit të para disa ditëve të mbështetëve të Trump-it në Capitol Hill

“Ndërsa shtypi ka qenë me spekulime, unë nuk kam marrë një vendim përfundimtar se si do të votoj dhe kam ndërmend të dëgjoj argumentet ligjore kur ato i paraqiten Senatit”, tha Mc Connel në letër.

Më parë, McConnell hodhi poshtë thirrjet e demokratëve për të sjellë përsëri Senatin për të dënuar Presidentin Trump në ditët e tij të fundit në detyrë.

Zyra e McConnell ua bëri të qartë të mërkurën ndihmësve të udhëheqësit demokrat të Chuck Schumer, sipas zyrtarëve republikanë. /Insajderi.com