Disa të vdekur pas sulmit me granata në një televizion në Kabul

Disa të vdekur pas sulmit me granata në një televizion në Kabul

Një televizion lokal në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul ka qenë cak i një sulmi, prej ku kanë mbetur disa veta të vrarë dhe lënduar.

Dëshmitarët kanë thënë se sulmuesit kanë hedhur granada dhe kanë shtjer armë me të hyrë në zyrat e Shamshad TV, shkruan BBC

Një reporter që ka arritur të ikë ka treguar për BBC dhe sulmuesit ende kanë mbetur brenda televizionit ku dhe kanë vazhduar me të shtëna.

Më shumë se 100 të punësuar besohet të kenë qenë përbrenda ndërtesës. Nuk është ende e qartë se kush qëndron prapa këtij sulmi.

“Disa prej kolegëve janë vrarë dhe disa janë lënduar. Unë arrita të ik”, ka thënë Hashmat Istankazi, reporter në atë televizion.