Distria Krasniqi e bronztë në Pragë të Çekisë

Distria Krasniqi e bronztë në Pragë të Çekisë

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e bronztë në Pragë, në kuadër të Kampionatit Evropian që po mbahet në Çeki, njofton Insajderi.

Xhudistja Krasniqi, në luftën për vendin e tretë apo medaljen e bronztë, ka mposhtur xhudisten franceze Melanie Clement me “ippon”, në kuadër të kategorisë deri në 48 kilogramë.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme, xhudistja tjetër kosovare, Flaka Loxha, u mposht në luftën e dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë. Ndërsa, nesër do të përballet Loriana Kuka në ndeshjen e saj në kategorinë deri 78 kilogramë. /Insajderi.com